Ndërlidhjet

Indonezi: Është gjetur kutia e zezë e aeroplanit rus


MBetjet e aeroplanit rus që u përplas në Indonezi
MBetjet e aeroplanit rus që u përplas në Indonezi
Ushtarët e Indonezisë e kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit Sukhoi të prodhimit rus, i cili u përplas gjatë një fluturimi të shkurtër demonstrues më 9 maj.

Zëdhënësi i agjencisë për kërkim-shpëtim në Indonezi, Gagah Prakoso, tha se kutia e zezë me incizimet e të dhënave është gjetur afër vendit ku ndodhen mbetjet e aeroplanit, në një luginë të thellë afro 500 metra.

Piloti i aeroplanit kishte kërkuar që të ulej pak para se aeroplani të zhdukej krejtësisht nga radarët në një terren malor.

Të 45 njerëzit në aeroplan e kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG