Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 16 majin në vite...


Malit Everest

Malit Everest

1975 - Alpinistja japoneze, Junko Tabei, u bë gruaja e parë që arriti majën e Malit Everest.

1770 - Mari Antonet, princesha e Austrisë, martohet me mbretin e ardhshëm të Francës, Luigjin e XVI.

1879 - Traktati i Gandamakut, midis Rusisë dhe Anglisë, krijon shtetin afgan.

1920 - Xhan D’ark u kanonizua në Romë.

1928 - Mbahet për herë të parë ndarja e çmimeve Oskar në Hollivud.

1991 - Mbretëresha Elisabet II e Britanisë së Madhe, u bë monarku i parë britanik që iu adresua Kongresit amerikan.

1963 - Pas 22 orbitave rreth Tokës, Gordon Kuper kthehet në Tokë, duke i dhënë fund misionit të tij të fundit, Projektit Merkuri.

1997 - Presidenti i Zaires, Mobutu Sese Seko, përfundoi 32 vjet të sundimit autokratik, duke i dhënë kontrollin e vendit forcave rebele.

2002 - Kufoma e rrëmbyer e gazetarit të “Wall Street Journal”, Daniell Përll, u gjet në Pakistan.

2007 - Nikolas Sarkozi mori postin e presidentit të Francës, pas Zhak Shirakut. (g.k.)
XS
SM
MD
LG