Ndërlidhjet

Kanë: Festivali i filmit fillon me kundërthënie gjinore


Posteri zyrtar i Festivalit të Filmit në Kanë

Posteri zyrtar i Festivalit të Filmit në Kanë

Festivali më i madh i filmit në botë, ai i Kanës, fillon sot për të 65 herë me radhë.

Mijëra punonjës filmi, aktorë, gazetarë e të tjerë janë tubuar në rivierën franceze për 12 ditë sa do të zgjasë shfaqja e filmave në këtë festival.

Në konkurrencë për çmimin kryesor, Palma e Artë, gjenden 22 filma, por asnjëri nga filmat e selektuar nuk është realizuar nga regjisoret e njohura femra.

Në këtë kuadër, një gryp i regjisoreve e ka shkruar një letër të hapur në të përditshmen franceze, Lë Mond, duke e kritikuar mungesën e femrave në garë dhe duke i akuzuar organiozatorët për anim kah meshkujt.

Festivali hapet sonte me shfaqjen e filmit “Moonrise Kingdom”, një komedi e regjisorit amerikan Ues Anderson.

Juria e festivalti këtë vit udhëhiqet nga regjisori italian, Nani Moreti, që njëherësh është edhe fitues i Palmës së Artë.
XS
SM
MD
LG