Ndërlidhjet

Berlin-Kabul: Marrëveshje partneriteti


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ndodhet në Gjermani për bisedime me kancelaren Angela Merkel dhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje të partneritetit afatgjatë me Berlinin.

Karzai, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Zalmai Rasoul, dhe ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, do të zhvillojnë bisedime edhe me ministrat e kabinetit gjerman.

Gjermania ka qenë njëra nga kontribuueset kryesore në trupat e NATO-s në Afganistan gjatë dekadës së fundit.

Nga Berlini, Karzai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur Samitin e NATO-s në Çikago.

Samiti pritet të fokusohet në mbështetjen ushtarake dhe civile të Afganistanit, pas tërheqjes së trupave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG