Ndërlidhjet

logo-print
Euroja ka rënë në nivelin më të ulët në katër muaj, pas shqetësimeve se Greqia, e paralizuar nga borxhet, mund të lërë Eurozonën.

Monedha e 17 vendeve evropiane ka qenë të mërkurën më poshtë se 1.27 dollarë – çfarë është vlera më e ulët që nga mesi i janarit.

Rënia vjen në kohën kur Greqia po përgatitet për zgjedhje të reja, pasi palët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për formimin e koalicionit qeveritar, pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit.

Presidenti Karlos Papulias ka takuar udhëheqësit e partve politike sot, për formimin e qeverisë së përkohshme deri në zgjedhjet e reja, që do të mbahen muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG