Ndërlidhjet

logo-print

Ero, zyrtarisht kryeministër i Francës


Asambleja Kombëtare e Francës

Asambleja Kombëtare e Francës

Zhan Mark Ero është bërë sot zyrtarisht kryeministër i Francës, pas një takimi të shkurtër me ish-kreun e qeverisë, Fransua Fijon.

Për emërimin e tij, presidenti Fransua Holland ka qenë në shënjestër të kritikave, pasi Ero është dënuar penalisht 15 vjet më parë.

Ero, ish-profesor i gjuhës gjermane, shef i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Parlament dhe kryetar i Nantes, është dënuar në vitin 1997 për shkak të favorizimit të kontratave në qeverinë lokale.

Sipas opozitës, Holland ka premtuar se nuk do të bashkëpunojë me asnjë person që ka të kaluar kriminale.

Holland është inauguruar në postin e presidentit të Francës të martën. Në zgjedhjet e 6 majit, ai ka mundur ish-presidentin Nikollas Sarkozi.
XS
SM
MD
LG