Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Greqi më 17 qershor


Athinë
Athinë
Greqia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 17 qershor. Vendimi është marrë sot, pas dështimit të partive për të formuar koalicionin e ri qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit.

Mediat shtetërore raportojnë se kreu i Këshillit të Shtetit, Panagiotis Pikramenos, do të emërohet kryeministër i përkohshëm.

Dështimi i Greqisë për të formuar qeverinë e re ka ndodhur pasi partitë majtiste, që kundërshtojnë masat e ashpra të kursimit, kanë refuzuar të bëjnë koalicion me socialistët dhe konservatorët, që i mbështesin ato.

Diplomatët evropianë i kanë bërë thirrje Athinës zyrtare t’iu përmbahet zotimeve që ka marrë në këmbim të paketave të kredive, për të luftuar krizën e saj të borxheve.
XS
SM
MD
LG