Ndërlidhjet

Ushtrimet e para ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në territorin amerikan kanë nisur në shtetin e Kollorados.

Koloneli rus, Aleksander Kuçerenki, tha se stërvitjet po zhvillohen në bazën Fort Karson, ndërsa në to marrin pjesë njësite të Forcave Tokësore Amerikane dhe të Forcave Ajrore Ruse.

Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë kanë shfaqur shpresën se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë dhe se stërvitjet e përbashkëta do të forcojnë besimin ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG