Ndërlidhjet

logo-print

FIFA diskuton të ardhmen e Uzbekistanit


Presidenti i FIFA-s, Sep Blater.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater.

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sep Blater, ka arritur në Tashkent të Uzbekistanit, për të diskutuar të ardhmen e këtij vendi në futboll.

Vizita e tij vjen pasi FIFA, në dhjetorin e kaluar, i ka hequr të drejtën Uzbekistanit për të qenë nikoqir i Kampionatit Botëror të Femrave 2012, duke u thirrur në “probleme” me ofertën e Tashkentit.

Nuk është bërë e qartë nëse të drejtat e njeriut në Uzbekistan, të denoncuara rregullisht si të tmerrshme nga grupet për të drejtat civile, kanë pasur të bëjnë me vendimin.

FIFA ka njoftuar më pas se Japonia do të jetë nikoqire e kampionatit, që do të zhvillohet në gusht dhe shtator.
XS
SM
MD
LG