Ndërlidhjet

Tejllor akuzon prokurorët


Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor.
Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor.
Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor, ka akuzuar prokurorët se kanë paguar dhe frikësuar dëshmitarët, me qëllim dënimin e tij për krime lufte.

Tejllor i ka bërë këto komente gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Speciale për Krime në Siera Leone.

Muajin e kaluar, gjykata me seli në Hagë ka fajësuar Tejllorin për 11 akuza për krime lufte, përfshirë vrasje, përdhunime dhe rekrutime të ushtarëve fëmijë gjatë luftës civile në Siera Leone, e cila ka përfunduar në vitin 2002.

Kryeprokurori i gjykatës ka kërkuar që Tejllor të dënohet me 80 vjet burg, kur të merret vendimi më 30 maj.
XS
SM
MD
LG