Ndërlidhjet

Dejvid Bekam sjell pishtarin në Britani


Futbollisti Dejvid Bekam

Futbollisti Dejvid Bekam

Futbollisti anglez, Dejvid Bekam, do të sjellë flakën olimpike nga Greqia në Britani të premten.

Bekam, i cili aktualisht luan në Shtetet e Bashkuara, do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit në Athinë.

Në Britani, pishtari do të nisë turneun 2,875 kilometërsh anembanë vendit dhe do të zgjasë 70 ditë.

Lojërat Olimpike Verore do të hapen në Londër më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG