Ndërlidhjet

BE-së i lejohet të ekzaminojnë Timoshenkon


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi

Ukraina ka pranuar që Bashkimi Evropian të dërgojë ekspertë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-kryeministres Julia Timoshenko dhe procesin ligjor kundër saj.

Kryeministri Mikolla Azarov i ka thënë Parlamentit Evropian se ekipi mjekësor i BE-së mund të shkojë në Ukrainë për të ekzaminuar Timoshenkon, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të, siç është thënë, abuzimeve me detyrën zyrtare.

Kreu i PE-së, Martin Shulc, e ka vlerësuar këtë si “një hap të vërtetë përpara”.

Timoshenko aktualisht ndodhet në spital, për trajtim nga greva e urisë.

Ajo është dënuar tetorin e kaluar, ndërsa seanca e apelit është shtyrë deri më 26 qershor.

Burgosja e Timoshenkos ka tensionuar marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, i cili dënimin e konsideron të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG