Ndërlidhjet

Thaçi përsërit: E ardhmja e Kosovës në BE


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova do të vazhdojë angazhimin dhe punën e saj në plotësimin e njëanshëm të kritereve për integrim në Bashkimin e Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

“E ardhmja dhe vizioni ynë janë në anëtarësimin e plotë të Kosovës në strukturat evropiane. Edhe thirrjet tona kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen, që të mos krijohen vonesa për Kosovën në Bruksel”, ka thënë Hashim Thaçi.

Qeveria ka aprovuar sot vendimin për futjen e regjimit të vizave për një numër shtetesh të botës.

“Ky vendim është pjesë e angazhimeve në procesin e integrimeve evropiane dhe për sigurinë e vendit. Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave, është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po sipas tij, kabineti qeveritar ka miratuar edhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Meteorologji, si dhe koncept-dokumentet, sipas të cilave, do të pasojë hartimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për themelimin e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë dhe hartimi i Projektligjit për Institutin Kosovar për Administratë Publike.
XS
SM
MD
LG