Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga e Daka bisedojnë për zgjedhjet në Kaçanik


Prishtinë, 16 maj 2012.

Prishtinë, 16 maj 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka, me të cilën ka biseduar në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë.

“Presidentja Jahjaga dhe zonja Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
XS
SM
MD
LG