Ndërlidhjet

S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso. Bruksel, 16 maj 2012.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso. Bruksel, 16 maj 2012.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thënë se nuk mund të ketë ndryshim të detyrimeve që ka marrë Greqia, në këmbim të paketave të ndihmës, por ka shfaqur dëshirën që Greqia të vazhdojë të mbetet në zonën e euros.

“Greqia është pjesë e familjes. Duam që ajo të qëndrojë në familjen e Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian... Duam të jemi në anën e Greqisë, por tani i takon popullit grek të vendosë për një gjë të tillë”, ka thënë Baroso në konferencën për gazetarë në Bruksel.

Në pamundësi të formimit të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit, Greqia ka caktuar zgjedhjet e reja për 17 qershor.

Pasiguria për të ardhmen politike të saj ka nxitur spekulime se Greqia mund të lërë Eurozonën.

Athina zyrtare varet nga ndihmat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian në luftën e saj me krizën e borxheve.

Partia majtiste, Syriza, e cila ka dalë e dyta në zgjedhjet e 6 majit dhe njëherësh kundërshton masat e ashpra të kursimit si kusht për marrjen e ndihmave, ka refuzuar koalicionin me socialistët dhe konservatorët që mbështesin këto masa.
XS
SM
MD
LG