Ndërlidhjet

Bisedime jozyrtare mes Turqisë dhe BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Me ndryshimin e qeverisë në Francë, Turqia ka shprehur interesim për ringjalljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, rrjedhimisht, Ankaraja dhe Brukseli do të zhvillojnë bisedime jozyrtare të enjten.

Turqia po ashtu ka njoftuar se, këtë vit, Parlamenti i vendit do të votojë për një seri reformash pro-evropiane, të cilat, siç thuhet, do të ndihmojnë në përparimin e negociatave për anëtarësim.

Ankaraja ka nisur bisedimet me BE-në në vitin 2005, por ka hasur në vështirësi për shkak të kontestit me Qipron dhe kundërshtimit që ka shprehur ish-presidenti francez, Nikollas Sarkozi, ndaj anëtarësimit të Turqisë.

“Me ardhjen e Fransua Hollandit në pushtet, të gjithë shpresojmë për të reja në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu.
XS
SM
MD
LG