Ndërlidhjet

Ivanoviq kërkon marrëveshje për "statusin e Kosovës"

  • RFE /RL

 Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka theksuar nevojën e një marrëveshjeje konkrete “për statusin e Kosovës dhe veriun”.

“Prishtina është e vetëdijshme se nuk mund të ketë ndikim dhe sovranitet në veri dhe, nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, lëshon plan të ri. Por, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo plani që ofron, qoftë ai edhe më i miri, qoftë ideal, serbët dhe Serbia nuk do ta pranojnë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente pas disa shkrimeve në media se Qeveria e Kosovës do të dalë me plan të ri për veriun në muajin shtator. Me këtë plan, siç thuhet, Kosova do që të integrojë pjesën veriore në sistemin e saj shtetëror, ndërsa një gjë të tillë do ta realizojë përmes dialogut me përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Sipas këtij plani, në fazën e fundit të dialogut duhet të përfshihet edhe Beogradi, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i marrëveshjes.

“Jam absolutisht i sigurt se për një gjë të tillë nuk do të gjejnë përfaqësues të serbëve”, ka thënë Ivanoviq.

Sipas tij, ai plan do të jetë i papranueshëm derisa nuk vjen deri te marrëveshja konkrete, e cila do të paraqiste kornizë politike për “statusin e Kosovës dhe statusin e veriut”.(v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG