Ndërlidhjet

Kameron: Eurozona rrezikon shpërbërjen


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka porositur udhëheqësit e Eurozonës të zgjidhin problemet me borxhe, se përndryshe “rrezikojnë shpërbërjen e këtij blloku si pasojë e krizës në Greqi”.

Këto vlerësohet të jenë komentet më pesimiste të Kameronit në lidhje me situatën në Eurozonë, të cilat do të zemërojnë udhëheqësit evropianë - edhe ashtu të irrituar me vendimin e vitit të kaluar të Britanisë për të refuzuar miratimin e paktit të ri fiskal të Bashkimit Evropian.

“Eurozona duhet të zgjidhë problemet e saj ose përballet me shpërbërjen eventuale. Kjo është zgjedhja që duhet të bëjnë udhëheqësit evropianë dhe nuk mund të presin shumë gjatë”, ka thënë Kameron.

“Nëse Eurozona do që të vazhdojë të ekzistojë në përbërjen aktuale, duhet të ofrojë mbrojtje të duhur nga kriza dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e anëtarëve më të dobët”, ka thënë kryeministri britanik.

Frika se Greqia mund të lërë Eurozonën vazhdon të tronditë tregjet financiare prejse votuesit grekë, më 6 maj, u kanë dhënë mbështetje më të madhe partive që nuk mbështesin masat e kursimit në këmbim të ndihmave.

Në pamundësi të arritjes së marrëveshjes për koalicionin e ri qeveritar, Greqia do të mbajë sërish zgjedhje më 17 qershor.
XS
SM
MD
LG