Ndërlidhjet

Strukturat ilegale - OKB "të ushtrojë ndikimin" mbi Serbinë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkiv
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkiv
Në përmbyllje të vizitës në Nju Jork, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Siç bën të ditur komunikata e MPJ-së kosovare, ministri Hoxhaj e ka informuar zotin Ban për zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Duke folur për gjendjen e sigurisë në tri komunat e veriut të Kosovës, ministri Hoxhaj ka kërkuar nga kreu i OKB-së që të ushtrojë ndikim mbi Serbinë për të hequr dorë nga mbështetja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare në veri të Kosovës.

“Situata në këtë pjesë të Kosovës është e tensionuar, barrikadat ende mbajnë të bllokuara rrugët. Stabiliteti i brendshëm dhe arkitektura e sigurisë në Ballkan varet nga situata në veri”, ka theksuar ministri Hoxhaj.

Ban mësohet të ketë shprehur mirënjohje për progresin në Kosovë, si "faktor i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon".
XS
SM
MD
LG