Ndërlidhjet

logo-print

Çekia me plan dalës nga Afganistani


Pragë

Pragë

Qeveria çeke planifikon të nisë tërheqjen e trupave të saj nga misioni i NATO-s në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri çek i Mbrojtjes, Aleksander Vondra, ndërsa tërheqja duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Shumica e trupave të Republikës Çeke punojnë në rindërtim dhe janë të vendosura në provincën lindore të Logarit.

Çekia, aktualisht, ka 590 ushtarë në Afganistan, ndërsa pesë trupa të saj kanë humbur jetën në terren.

Forcat afgane janë duke marrë gradualisht përgjegjësitë e sigurisë. Shumica e 130,000 trupave të huaja do të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG