Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e veriut rinis punën në reaktorin bërthamor


Pamje nga Koreja e Veriut

Pamje nga Koreja e Veriut

Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se Koreja e Veriut ka rinisur punën në një reaktor bërthamor.

Sipas ueb-faqes 38North, të udhëhequr nga Instituti Amerikano-Korean në Universitetin Xhon Hopkins, imazhet satelitore në Jongbion, të kapura më 30 prill, tregojnë se ka nisur funksionimi i reaktorit pas ndërprerjes në dhjetorin e kaluar.

Sipas burimit të njëjtë, ky është një tregues i rëndësishëm i synimeve të Veriut për të lëvizur përpara me zgjerimin e arsenalit bërthamor.

Rifillimi i punës në reaktor vjen pas lansimit të dështuar të raketës nga ana e Koresë së Veriut, në muajin prill.

Ky hap ka rritur edhe më shumë tensionet në Gadishullin Korean.
XS
SM
MD
LG