Ndërlidhjet

FBI: Detajet për komplotin, rrezikojnë njerëzit


Drejtori i FBI-së, Robert Muller.

Drejtori i FBI-së, Robert Muller.

Drejtori i FBI-së, Robert Muller, tha se agjencia ka nisur hetimet e komplotit të dyshuar të Al Kaidës për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara.

Këtë muaj, mediat amerikane kanë raportuar për detaje të rëndësishme të komplotit të shkatërruar, disa orë pas vrasjes së një figure kyçe të Al Kaidës nga sulmet e telekomanduara.

Muller i ka thënë Komitetit për Drejtësi të Senatit të Shteteve të Bashkuara se raportimet e tilla në media – të cilat tregojnë se si CIA ka prishur komplotin duke përdorur një agjent të dyfishtë – vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe mund të dëmtojnë lidhjet e Amerikës me aleatët e saj.

Autoritetet saudite thuhet të kenë informuar Uashingtonin për komplotin, pasi ato kanë dërguar një agjent të dyfishtë në Jemen për të konfirmuar raportet se Al Kaida po zhvillon “bombën e të brendshmeve”, të ngjashme me atë që është përdorur në përpjekjet e dështuara të dhjetorit 2009, për të hedhur në erë një aeroplan amerikan.
XS
SM
MD
LG