Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Mlladiqit


Ratko Mlladiq - Hagë, 16 maj 2012.
Ratko Mlladiq - Hagë, 16 maj 2012.
Në gjykatën e Hagës vazhdon sot dita e dytë e gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Të mërkurën, prokurorët kanë akuzuar Mlladiqin se ka luajtur rol udhëheqës në fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja.

Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai akuzohet se ka komanduar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë më 1995 në Srebrenicë – çfarë konsiderohet mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mlladiq mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Konflikti i Bosnjës ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur.
XS
SM
MD
LG