Ndërlidhjet

Çen do të pajiset me pasaportë “brenda 15 ditësh”


Disidenti Çen Guançeng (në mes)
Disidenti Çen Guançeng (në mes)
Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng, ka thënë se autoritetet e Pekinit do t’i lëshojnë pasaportën brenda 15 ditësh, çfarë do t’i lejojë atij dhe familjes të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është hera e parë që Çen jep një afat kohor për largimin e mundshëm nga Kina.

Ai është arratisur nga arresti shtëpiak në fund të prillit, për t’u strehuar në ambasadën amerikane në Pekin.

Gjatë vizitës së saj në Kinë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur marrëveshje me autoritetet e atjeshme që i lejonte Çenit të linte ambasadën amerikane dhe të mbetej në Pekin deri në vendimin për udhëtim drejt SHBA-së.
XS
SM
MD
LG