Ndërlidhjet

Betohet qeveria e përkohshme greke


Parlamenti i Greqisë

Parlamenti i Greqisë

Në Greqi është betuar qeveria e përkohshme, e cila do ta udhëheqë këtë vend deri në zgjedhjet e reja, përkatësisht më 17 qershor.

Kabineti përbëhet prej 16 ministrash, që përfshijnë diplomatë, profesorë dhe ish-ministra.

Zgjedhjet e 6 majit nuk i kanë siguruar asnjë partie greke vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërsa bisedimet për koalicione kanë dështuar.

Politika greke është e ndarë ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të masave të kursimit, të cilat janë kusht për marrjen e ndihmave ndërkombëtare për të luftuar krizën e borxheve.

Diplomatët evropianë kërkojnë nga Greqia që t’iu përmbahet marrëveshjeve që ka nënshkruar tashmë për sigurimin e kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG