Ndërlidhjet

Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinë e Srebrenicës


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Në ditën e dytë të gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, prokurorët e Tribunalit të Hagës kanë thënë se ka prova që tregojnë se trupat e komanduara nga ai, kanë qenë përgjegjëse për vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Masakra në qytetin verilindor të Bosnjës është vlerësuar si mizoria më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiq, 70 vjeç, përballet me 11 akuza, që përfshijnë edhe gjenocidin në Srebrenicë.

Prokurorët po ashtu kanë thënë se ai ka udhëhequr fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja, si dhe për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

Mlladiq i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza.

Gjykimi kundër tij ka nisur të mërkurën. Nëse shpallet fajtor, Mlladiq mund të përballet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG