Ndërlidhjet

LDK kërkon ndëshkimin e ekzekutuesve të krimeve


Logo e LDK-ë
Logo e LDK-ë
Nuk mund të ketë shoqëri të lirë, as shtet ligjor në Kosovë, përderisa nuk parandalohet dhe nuk dënohet krimi, ka vlerësuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për media.

“Deri më sot nuk janë zbuluar dhe ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentim-vrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtarëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Kjo parti po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të denoncojnë veprat kriminale, ndërsa organeve kompetente të hetimit të zbardhin krimet e rënda.

“Lidhja Demokratike e Kosovës tërheq vëmendjen që drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, kurse krimi i pandëshkuar është krim që mund të përsëritet”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Ajo pason pohimet e hapura të ditëve të fundit për dy tentim-atentate ndaj themeluesit e kryetarit të LDK-së, dr Ibrahim Rugovës, në vitin 2004 dhe në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Rugova ishte president i Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG