Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar për dëmtim të pronës së PK-së


Ilustrim

Ilustrim

Një i dyshuar i përkatësisë etnike serbe është arrestuar nga hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës, mbi bazën e dyshimit për përfshirje të tij në vandalizmin e një pike kontrolli dhe dëmtimin e pronës së Policisë së Kosovës në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, gjatë muajit prill.

"I dyshuari është arrestuar sot në orët e mëngjesit në fshatin Suhadoll të Mitrovicës, ndërsa i njëjti është shoqëruar në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë arrestim, një grup prej 50 qytetarësh në veri të Mitrovicës ka bllokuar rrugën “Kolashini”, njoftojnë autoritetet e rendit.
XS
SM
MD
LG