Ndërlidhjet

Sulmohet stacioni i policisë në Dobrosin


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se sulmues të panjohur të “grupeve terroriste shqiptare”, kanë sulmuar stacionin e policisë në Dobrosin të Bujanocit, nga kufiri me Kosovën.

“Ky është shembull drastik i shkeljes së marrëveshjes me bashkësinë ndërkombëtare dhe dëshmi se sa është e kërcënuar paqja dhe sigura. Nuk do të shikojmë qetësisht se si dikush sulmon policët në Serbi. Do të bëjmë punën tonë siç e kemi bërë deri më tash. Pres edhe reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë për këtë incident”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit.

Ai ka thënë se në sulmin që ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, nuk është lënduar asnjë person.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë njoftuar ende për këtë rast.

Dobrosini ndodhet rreth 16 kilometra në jugperëndim të Bujanocit.
XS
SM
MD
LG