Ndërlidhjet

logo-print
Qeveria e Iranit ka thënë se do të padisë gjigantin e Internetit, Google, pas vendimit të tij për të larguar emrin “Gjiri Persik” nga hartat e veta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, ka kërcënuar se nëse Google nuk rikthen emrin, ai do të ballafaqohet me “dëme serioze”.

Kërcënimi vjen pasi Google, në hartat e tij, ka lënë pa emër hapësirën e ujit mes Iranit dhe Gadishullit Arabik – e njohur ndërkombëtarsiht si Gjiri apo Gjiri Persik.

Disa shtete arabe i referohen asaj edhe si Gjiri Arabik.
XS
SM
MD
LG