Ndërlidhjet

PK s'ka informacione për të shtëna në Gjilan


Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk posedon informacione, që flasin për të shtëna në komunën e Gjilanit.

Zyrtarë të Serbisë kanë thënë se “grupe të armatosura shqiptare” kanë sulmuar nga kjo hapësirë stacionin e policisë në Dobrosin të Bujanocit.

Kelani ka thënë se Policia e Kosovës nuk komenton deklaratat e politikanëve serbë.
XS
SM
MD
LG