Ndërlidhjet

Putini nis turneun me Bjellorusinë


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë për në Bjellorusi, në vizitën e parë jashtë vendit që nga inaugurimi presidencial më 7 maj.

Kremlini ka bërë të ditur se Putini do të jetë në Minsk nga 31 maji deri më 1 qershor.

Mediat ruse raportojnë se pas Bjellorusisë, Putini pritet të vizitojë partnerin më të madh tregtar të Rusisë, Gjermaninë, ashtu si edhe Francën, Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Kinën.

Presidenti rus ka anuluar vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës pritej të takohej me presidentin Barak Obama dhe udhëheqësit e tjerë të G8-ës.

Zyrtarët rusë kanë arsyetuar anulimin me angazhimet e Putinit rreth formimit të kabinetit të ri qeveritar.

Putini ka shërbyer në postin e presidentit edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG