Ndërlidhjet

logo-print

Anija kozmike Sojuz zbarkon në hapësirë

  • RFE /RL

Anija kozmike Sojuz

Anija kozmike Sojuz

Anija kozmike Sojuz që po barte astronautin e NASA-s, Xhozef Akba, dhe kosmonautët, Genadi Padallka e Sergej Rejvin, iu bashkua Stacionit Ndërkomëbtar të Hapësirës më 17 maj.

Tre astronautët u nisën të martën për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga qendra e hapësirës në Kazakistan.

Sipas parashikimeve, ata do t’i bashkohen ekipit të Stacionit Ndërkombëtar të përbërë nga rusi Oleg Kononenko, amerikani Don Petit dhe holandezit Andre Kuipers gjatë muajve të ardhshëm.

Anija Sojuz është tani i vetmi mjet i hapësirës që dërgon ekipe astronautësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ngaqë flota ajrore amerikane doli në pension vitin e kaluar.


XS
SM
MD
LG