Ndërlidhjet

Arrestime lidhur me shpërthimin në Bulevardin Bill Klinton


Ilustrim

Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për shpërthimin në Bulevardin Bill Klinton, që ka ndodhur në shtator të vitit 2007.

"Gjatë operacioneve të sotme, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona. Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas tij, në mesin e tyre ka pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të PK-së.

Hetimet thuhet se është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG