Ndërlidhjet

Polonia - gati për Kampionatin e Futbollit


Varshavë

Varshavë

Polonia thotë se është e përgatitur plotësisht për organizimin e Kampionatit të Futbollit Euro 2012.

“Nga sot, më 17 maj, Polonia ka arritur gatishmërinë e plotë operacionale”, ka thënë ministrja e Sportit, Joana Muça.

Turneu, nikoqirë të të cilit janë Polonia dhe Ukraina, do të nisë në Varshavë më 8 qershor, ndërsa do të përfundojë me finalen e 1 korrikut në Kiev.

Kjo është hera e parë që Euro 2012 zhvillohet në rajonin ish-sovjetik.

Disa diplomatë evropianë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë ndeshjet që do të luhen në Ukrainë, për shkak të trajtimit që i bën Kievi ish-kryeministres Julia Timoshenko.
XS
SM
MD
LG