Ndërlidhjet

SHBA: Romni dhe republikanët i afrohen Obamës me fonde


Mit Romni

Mit Romni

Kandidati republikan presidencial, Mit Romni, dhe partia e tij kanë mbledhur më tepër se 40 milionë dollarë në muajin prill, që është pothuajse shumë e njejtë me atë që e ka tubuar presidenti Barak Obama dhe Partia Demokratike e tij.

Mbledhja e fondeve e zotit Romni, në tërësi në muajin prill, ishte më e lartë se 12.6 milionë dollarë, sa kishte tubuar në muajin mars.

Fushata e tij ka njoftuar sot se tash ai në disponim i ka 61 milionë dollarë para të gatshme.

Pritet që Mit Romni, në fund të muajit maj, zyrtarisht të shpallet i nominuari i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG