Ndërlidhjet

Shqipëri: U shënua Dita Kundër Homofobisë, myslimanët protestuan


Ilustrim për Ditën Kundër Homofobisë

Ilustrim për Ditën Kundër Homofobisë

Në Shqipëri sot është shënuar Dita Kundër Homofobisë, me një varg të manifestimeve, që i promovojnë të drejtat e homoseksualëve, derisa myslimanët kanë demonstruar në afërsi, duke i akuzuar organizuesit për shkelje të vlerave familjare.

Dita Kundër Homofobisë është shënuar në shumë vende të botës, me ç’rast është promovuar toleranca, respekti dhe liria për homoseksualë dhe transeksualë.

Në Shqipëri, megjithatë, nga emri zyrtar Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, është hequr fjala Transfobi.

Nuk është paraqitur ndonjë shpjegim për këtë, raporton agjencia AP nga Tirana.

Kjo ditë në Tiranë është shënuar me një konferencë për shtyp, ekspozita të fotografive, shpërndarje të fletëve me informacione dhe me ligjërata.

Sot në Tiranë, afër ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të brendshme, janë tubuar grupe myslimane, me ç’rast folësit e kanë denoncuar komunitetin homoseksual si “të çoroditur”, “devijues” dhe “degjenerues”.
XS
SM
MD
LG