Ndërlidhjet

Francë: Presidenti dhe ministrat i zvogëlojnë rrogat e veta


Presidenti Fransua Holland
Presidenti Fransua Holland
Preisdenti i ri francez, Fransua Holland, dhe ministrat e tij socialistë, e kanë miratuar vendimin për zvogëlimin e rrogave për 30%.

Duke u larguar nga takimi i parë i qeverisë së re të Francës, ministrat kanë thënë se qeveria e filloi punën me miratimin e uljes së rrogave dhe me nënshkrimin e aktit etik për të shpenzuar më pak para në udhëtime dhe në ministritë e tyre.

Gjatë fushatës, presidenti Fransua Holland, kishte premtuar uljen e rrogave, duke thënë se kjo do të bëhej për të “treguar shembull”.

Ky veprim ndryshon rrënjësisht nga ai i ish presidentit Nikollas Sarkozi, i cili rrogën e tij mujore e kishte rritur për 170% dhe ajo kishte arritur shumën prej 19 mijë eurosh në muaj.
XS
SM
MD
LG