Ndërlidhjet

MPJ: Austria e mbështet Kosovën në rrugën evropiane


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Nënkryetari i Parlamentit të Austrisë, Fric Nojgebauer, ka deklaruar në Prishtinë se në krahasim me vitin 2009, kur ishte në Kosovë, “po sheh ndryshime shumë të mëdha”, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se ai ishte në krye të një delegacioni austriak, që sot është takuar me zëvendësministrin e jashtëm të Kosovës, Ibrahim Gashi.

Zoti Nojgebauer ka theksuar se Austria e “mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane” dhe ka shtuar se “Evropa nuk është e plotë pa integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian”.

Gjatë takimit zoti Gashi e ka njoftuar delegacionin austriak për progresin e vazhdueshëm që po shënohet nga institucionet dhe shoqëria kosovare dhe për hapat e ardhshëm në realizimin e aspiratave evro-integruese.
XS
SM
MD
LG