Ndërlidhjet

Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion


Naim Huruglica

Naim Huruglica

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të misionit EULEKS dhe një vendës, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sot e ka shfajësuar Naim Huruglicën dhe Lulzim Rafunën, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ka njoftuar EULEKS-i.

Huruglica dhe Rafuna, udhëheqës të lartë në Doganat e Kosovës, ishin akuzuar për lejimin e importeve shtesë të duhanit në Kosovë, që i tejkalonin kufijtë e lejuar të importit për vitin 2008.

Trupi gjykues i ka liruar nga akuzat Naim Huruglicën dhe Lulzim Rafunën, sepse nuk u provua se ata e kanë kryer aktin për të cilin ishin akuzuar.

Prokurori i EULEKS-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG