Ndërlidhjet

Votimi për kryetar të komunës në Kaçanik më 17 qershor


Pamje e Kaçanikut
Pamje e Kaçanikut
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Kaçanikut, të mbahen më 17 qershor të këtij viti, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Ky vendim është marrë në harmoni me ligjet e Kosovës, në marrëveshje me partitë politike dhe me KQZ-në.

Me këtë vendim, udhëzohet KQZ-ja që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve, thuhet në fund të njoftimit.
XS
SM
MD
LG