Ndërlidhjet

Londra e mori Flakën Olimpike nga Athina


Flaka Olimpike është ndezur nga sportistja greke Niki Liosi në Akropolis dhe është përcjellë në Athinë

Flaka Olimpike është ndezur nga sportistja greke Niki Liosi në Akropolis dhe është përcjellë në Athinë

Flaka Olimpike ka kaluar nga organizatorët grekë tek ata të Lojërave Olimpike në Londër këtë vit, në një ceremoni të mbajtur sot në Athinë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spiros Kapralos, ia dha Flakën, vajzës së Mretëreshes Elizabetë, princeshës Ana, e cila është presidente e Asociacionit Olimpik Britanik. Ceremonia u zhvillua në stadiumin Panathinaikos.

Delegacioni britanik, në të cilin ishte edhe futbollisti i njohur Dejvid Bekhem, do ta sjellë Flakën Olimpike në Londër gjatë ditës së nesërme.

Lojërat Olimpike Verore në Londër fillojnë më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG