Ndërlidhjet

Obama takon Karzain para samitit të NATO-s


Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan Barak Obama do të takohet me presidentin afgan Hamid Karzai në Çikago të dielën, para samitit të NATO-s.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon tha se në takim do të diskutohet rreth përgatitjeve për planin e transferimit të kontrollit të sigurisë së forcave të NATO-s te forcat lokale afgane, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Obama me Karzain është takuar në fillim të këtij muaji në udhëtimin e befasishëm në Kabul, ku të dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën i sigurohet Afganistanit ndihma amerikane për 10 vjet të tjera pas largimit të trupave të NATO-s.
XS
SM
MD
LG