Ndërlidhjet

Ban akuzon Al- Kaidën për shpërthimin në Damask


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun beson se Al-Kaida mund të jetë pas dy shpërthimeve vetëvrasëse në Damask më 10 maj, ku humbën jetën 55 persona dhe u plagosën rreth 370 të tjerë.

Ban tha se përfshirja e Al-Kaidës në këtë rajon "ka krijuar probleme shumë serioze".

Autoritetet siriane kanë thënë se terroristët janë prapa sulmeve që e kanë përfshirë vendi për më shumë se një vit.

Qeveria siriane thotë se ka publikuar emrat e 26 shtetasve të huaj ku thuhet se 20 prej tyre janë anëtarë të Al-Kaidës të cilët nga Turqia kanë kaluan në Siri.
XS
SM
MD
LG