Ndërlidhjet

logo-print

AI kundër arrestimit të opozitarëve rusë


Nga protesta e opozitarëve, Rusi

Nga protesta e opozitarëve, Rusi

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesti International ka reaguar kundër arrestimit të udhëheqësve të opozitës ruse Aleksi Navalni dhe Sergei Udaltsov dhe i ka quajtur ata “të burgosur të ndërgjegjjes.”

Udhëheqësi i kësaj organizate në Rusi, Sergei Nikitin tha se Navalni dhe Udaltsov "kërkuan realizimin e së drejtës së tyre për liri të demonstratave, tubimeve dhe marshimeve jo të dhunshme e paqësore, por ata u ndaluan dhe burgosen”.

Navalni dhe Udaltsov u arrestuan në një tubim në Moskë dhe u dënuan me një gjobë. Pak ditë më vonë ata u arrestuan për refuzimin për t'iu bindur urdhrave nga oficerët e zbatimit të ligjit dhe u dënuan me 15 ditë në burg.
XS
SM
MD
LG