Ndërlidhjet

SHBA emëron ambasador në Birmani


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti amerikan, Barak Obama e ka emëruar Derek Miçellin si ambasadorin e parë të vendit të tij në më shumë se 20 vjet në Birmani, një shenjë kjo që shënon rifillimin e marrëdhënieve të plota diplomatike.

Obama ka bërë njoftimin disa orë pasi që ka lehtësuar investimet në Birmani, por duke mbajtur në fuqi ende sanksione të gjera kundër ish liderëve të juntës ushtarake.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka folur për investimet:

“Sot po ashtu po njoftoj hapat e ri për lejimin e investimeve amerikane në Birmani dhe për sektorin e shërbimeve financiare amerikane. Këto janë ndryshimet më të dukshme të politikës sonë ndaj këtij vendi, që janë marrë deri më sot”, ka thënë Klinton.

Ndryshe, liderja e opozitës në Birmani, Aung su Ki, që është edhe fituese e çmimit Nobel për Paqe, ka paralajmëruar që të mos ketë optimizëm të tepruar në lidhje me hapjen politike në vendin e saj.
XS
SM
MD
LG