Ndërlidhjet

SHBA miraton rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit


Uashington

Uashington

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë, sipas së cilës, Irani duhet të ndalohet, para se të arrijë “kapacitetet e armëve bërthamore”.

Për rezolutën votuan 401 për dhe 11 kundër.

Ajo, po ashtu riafirmon “kundërshtimin e çdo politike që mbështetet në represionin, si opsion i reagimit ndaj kërcënimit bërthamor të Iranit”.

Kritikët thonë se rezoluta mund ta afrojë SHBA-në më afër luftës me Iranin.

Ajo nuk i jep mandat administratës për ndonjë aksion specifik.

Izraeli këmbëngul për aksioni ushtarak ndaj Iranit, që sipas tij, do ta pengonte atë nga arritja e kapaciteteve për armët bërthamore.

Administrata e Obamës nuk e ka përqafuar këtë ide.

Rezoluta është miratuar para bisedimeve të javës së ardhshme mes Iranit dhe 6 fuqive botërore, që zhvillohen në Bagdad.
XS
SM
MD
LG