Ndërlidhjet

Trashëgimia e mbretëreshës së diskos


Donna Summer

Donna Summer

Donna Summer, e njohur edhe si Mbretëresha e muzikës Disko, u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare.



Ajo ishte fituese e 5 Çmimeve Grammy. Personat pranë saj thanë se ajo kishte kohë që luftonte me kancerin, por ishte përpjekur të mos e bënte publike shkallën e sëmundjes së saj.



Donna u kthye në një yll të muzikës në vitet 1970, me këngë shumë të suksesshme që ndihmuan në përcaktimin e epokës së muzikës disko si "Last Dance", "Bad Girls", dhe "Hot Stuff".



Emri i vërtetë i këngëtares Donna Summer ishte Donna Gaines dhe ajo lindi më 31 dhjetor 1948 në Boston, të shtetit Masaçusets, në një familje fetare. Kështu, një pjesë e madhe e trajnimit të saj të fillimit erdhi duke kënduar në korin e kishës.



Ajo shkoi në Evropë në fund të viteve 1960, ku mori pjesë në filmin muzikor gjerman "Hair", ku edhe mësoi mjaft mirë gjuhën gjermane.

Donna Summer u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe gëzoi shumë sukses, duke arritur kulmin e karrierës së saj në vitin 1979, me albumin e saj "Bad Girls", i cili përmbante tre këngë që arritën vendin e parë në klasifikime. (VOA)



Videoklipi "She Works Hard For The Money" i Donna Summer
XS
SM
MD
LG