Ndërlidhjet

Plan emergjent për shtypjen e monedhës greke Drahma


Monumenti i replikës së Drahmas në Athinë

Monumenti i replikës së Drahmas në Athinë

“De La Rue”, një kompani që mirret me shtypjen e parave, ka hartuar një plan emergjent për të shtypur valutën e dikrushme greke Drahma, nëse Greqia del nga eurozona dhe nëse ky vend i drejtohet kësaj kompanie britanike për shtypjen e parave, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Lajmi vjen në ditën kur komisioneri i Bashkimit Evropian për tregtinë , Kalr De Guht, tha se Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë duke punuar mbi një skenar emergjent, në rast se Greqia del nga eurozona – një deklaratë kjo e para e këtij lloji që vjen nga një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.

Greqia e goditur nga kriza po udhëhiqet nga një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të 17 qershorit, të cilat do të vendosin edhe për fatin e euros, duke ndikuar kësisoji edhe në shtrirjen e krizës financiare përtej kufijve të Greqisë.
XS
SM
MD
LG