Ndërlidhjet

Paris: Me xhinse në mbledhjen inaguruese të qeverisë


Etiketa e njohur e xhinseve Levi Strauss
Etiketa e njohur e xhinseve Levi Strauss
Ministrja franceze për planifikim hapësinor, Sesilë Duflo, 37 vjeçarja e cila gjendet në krye të partisë ekologjike të të gjelbërve, ka habitur opinionin kur është paraqitur të enjten me xhinse në mbledhjen inauguruese të kabinetit të ri në pallatin presidencial Elise në Paris.

Në mbledhje merrnin pjesë 34 ministra të qeverisë së re franceze, të cilët kishin bërë çmos që të dukeshin sa më mirë në takim me presidentin Fransua Holland.

Duflo, është ndryshe zyrtarja e vetme franceze, e cila shkon e kthehet nga puna, duke shfrytëzuar transportin publik.
XS
SM
MD
LG